Ngacmoi seksualisht të miturin pasi e njohu në "Free Fire", lihet në burg 31-vjeçari nga Berati

Ngacmoi seksualisht të miturin pasi e njohu në "Free Fire",

Gjykata e Rrethit Gjyqësore Berat ka lënë në burg 31-vjeçarin Petrit Pire, i akuzuar se ka ngacmuar seksualisht një minoren 13 vjeçar, i identifikuar me iniciatet G.Ç.

Siç raporton gazetari i Ora News nga Berati, 31-vjecari nuk e ka pranuar akuzën e ngacmimit thjesht kemi pirë një kafe si shok.

Ka qënë prokurori Dritan Gripshi, që në bazë të provave dhe dëshmive të grumbulluara i ka kërkuar gjykatës “vlerësimin të ligjshëm” të arrestimit të tij,për veprën penale “ngacmim seksual” dhe caktimin e masës së sigurimit “arrest në burg” pa afat.

Mësohet se pedofili Petrit Pire, i pyetur në seancë,nuk ka pranuar ta ketë prekur të miturin.

"Kam shkuar në afërsi të një reparti ushtarak në fshatin Moravë ku ai jetonte dhe kisha marë me vete edhe 2 sufllaqe, të cilat i kisha blerë për ti ngrënë së bashku. Kam qëndruar 30 minuta me të, derisa mbaruam ushqimin dhe jam larguar për në banesën time, nuk e kam prekur në asnjë moment”, ka thënë në sallën e gjyqit Petrit Pire.

Burime të besueshme nga Prokuroria e Beratit bëjnë me dije për Ora News se, ka dyshime se 13-vjeçari G.Ç nuk është e vetmja “pre” e 31-vjeçar Petrit Pire. Për këtë arsye prokuroria ka sekuestruar telefonin e Petrit Pires për ta analizuar dhe për të parë kontaktet e tij me të tjerë fëmijë, me të cilët ka qënë në kontakt të vazhdueshëm nëpërmjet lojës Free Fire, ku kishte profilin .

Gjatë muajve të pandemisë së koronavirusit në Shqipëri janë zbuluar disa raste tronditësë të ngacmimit dhe abuzumit seksual me të mitur.

EMISIONET