Në një intervistë për Ora News, psikologia Denada Toçe në prag të fundit të vitit dha disa mesazhe që sipas saj janë reflektimet qe cdo njeri duhet të ketë marrë pas një viti të vështirë për shkak të pandemisë e cila ka marrë me miliona jetë njerëzish.

 Denada Toce për Ora News: Do doja shumë që 2020 të ishte një reflektim shumë i madhe shumë serioz për njerëzimin për vlerën e jetës dhe vlerën e tjetrit. Sa e rëndësishme është  që ne në këtë bashkëjetesë bashkëbotërore, sa të kujdesshëm duhet të jemi që këtë trashëgimi ta vlerësojmë. Të vlerësojmë qenien sociale, të vlerësojmë tjetrin, praninë e tyre.  Sa e rëndësishme është të shohim njerëzit tanë të shëndetshëm, ti vlerësojmë personat që kemi pranë, pa smirë pa urrejtje, pa menduar që janë një kërcënim për ne.

Toçe tha se tendenca për të mos e besuar se Covid ekziston është një mënyrë për të për të shmangur të vërtetën

Denada Toçe për Ora News: Unë mendoj që do ishte fatale për mendjen e njeriut që në këtë fazë të humbjes për mua qoftë dhe një jetë ne të mendojmë se ky virus nuk ekziston. Për mua është një mënyrë për të shmangur të vërtetën. Është një aftësi ndonjëherë e pashpirt që ka njeriu për të mohuar realitetin dhe ekzistencën e gjërave që e shkaktojnë lëndim. Jemi në fazën e lëndimit dhe mendoj qe shumë prej nesh në këtë fazë mundohen të shmangim atë që shkakton më tepër lëndim. Nuk e mendoj se ne do duhet të vazhdojmë të besojmë se kjo nuk ekziston.

Intervistoi: Matilda Mcini, përgatiti për online E.P