Nga nesër mbajtja e maskës e detyrueshme, kur Pipero deklaronte: Jo funksionale mbajtja e maskës kudo

Nga nesër mbajtja e maskës e detyrueshme, kur Pipero deklaronte: Jo

Prej ditës së nesërme në të gjithë territorin shqiptar qytetarët me urdhër të qeverisë duhet të vendosin maskën në të kundërt ata do të gjobiten.

Të shumta kanë qenë diskutimet të cilat kanë ndodhur mes ekspertëve të shëndetësisë për efektshmërinë e vendosjen së maskës nga qytetarët.

Jo më larg se shtatë muaj para në emisionin "Ditë e Re" në Rtv Ora ka qenë i ftuar doktor Pëllumb Pipero i cili ka shprehur opinionin e tij kundër vendosjes së maskës.

"Mua më duket se është bërë një modë jo funksionale, jo higjenike, jo e rëndësishme të vendosim doreza dhe maska kudo. Kam parë qytetarë me maskë dhe me biçikletë. Qytetarët duhet ta dinë që dorezat janë me një përdorim, nëqoftëse e vendosim dorezën dhe hipim në biçikletë duhet ta heqim dhe ta hedhim në koshin e mbeturinave.

Ajo dorezë ndotet dhe nuk është higjenike nëse mbahet gjatë gjithë kohës, ajo dorezë nuk të mbron për asgjë nëse e ke vendosur për asgjë. Ajo dorezë duhet mbajtur nga bluzat e bardha, ajo dorezë duhet të përdoret atje ku rekomandohet por jo ta vendosim vetëm se duhet vendosur.  Kam të njëjtin mesazh për maskat. Maskat jo profesionale duhet të përdoren vetëm nga njerëzit e sëmurë.

Ndërkohë kjo maskë joprofesionale nuk i mbron të tjerët, nuk ka arsye ta vendosin. I sëmuri po duhet ta mbajë se nuk hedh spërkla dhe nuk ja ngjit sëmundjen të tjerëve. Hiqeni mendjen se maska e vendosur në rrugë të mbron, jo nuk i mbron e vendosin kot"- thotë Pipero.

Sot pritet të publikohet akti normativ i cili do të saktësojë se cilat grupe mund të tolerohen dhe vendet se ku nuk mund të mbahet maska.

Sigurisht që në këto muaj situata ka ndryshuar dhe e  gjithë bota është duke u përballur me një rritje të numrit të rasteve të së infektuarëve dhe kjo gjë ka detyruar shtetet të marrin masa për parandalimin e Covid-19.

Shumë vende tani e kanë vendosur primare dhe të detyrueshme mbajtjen e maskës nga qytetarët.

Shendetësi Lajme maska koronavirus pellumb pipero shtete e detyrueshme vende covi-19

EMISIONET