Pas deklaratave  që Kanye West  bëri nuk u turbullua vetëm rrjeti por edhe miqësia  e ngushtë mes Kim Kardashian dhe Larsa Pippen. Ish gruaja e legjendës së NBA-së Scottie Pipppen,  prej shumë kohësh ka qenë pjesë e rrethit të brendshëm të familjes Kardashian dhe mendohej se ishte një ndër njerzit më të besuar të Kim. Larsa ka patur një marrëdhënie shumë të mirë edhe me pjesën tjetër të familjes, përfshirë edhe motrat Khloe dhe Kourtney Kardashian. Mirëpo si duket kësaj miqësie i ka ardhur fundi,  ato nuk ndiqen më në rrjetet e tyre sociale, syrit shqiponjë të fansave nuk i ka shpëtuar ky detaj i rëndësishëm.

Në postimet e tij në “Twitter” Kanye përmendi dhe emrin “Larsa” duke mos dhënë shpjegime të mëtejshme.  Çfarë fshihej mbas atij postimi dhe a është kjo arsyeja e prishjes së shoqërisë të dy mikeve të ngushta mbetet për tu parë në vazhdim. Se me sa shohim familja Kardashian do vazhdojë të jetë në qendër të vëmendjes.