Europiani i verës së ardhshme premton të jetë një paradë e vërtetë kampionësh. Por jo të gjithë yjet e kontinentit plak do të jenë në festën më të rëndësishme të Euro 2020-ës.

Nga kampionë të afirmuar deri tek yje në ngjitje do t’i shohin finalet e Europianit të ardhshëm nga kolltuku i shtëpisë.

The Sun” ka përpiluar listën e futbollistëve më të shtrenjtë, duke u bazuar në vlerën e kartonit te sajti i specializuar “Transfermarkt”, të cilët humbën shansin për t’u kualifikuar në Euro 2020.

RËNDITJA

1. JAN OBLAK (SLLOVENI, 80 milionë euro) – Nëse do të kishte luajtur për Anglinë apo Spanjën, Oblak do të konsiderohej sot një prej portierëve më të mirë në botë. Megjithatë, Sllovenia e tij ka dështuar që të kualifikohet në një turne që kur portieri i Atletikos debutoi dhe ai ka kaluar vite në stol si zgjedhje e dytë pas Handanoviçit.

2. ERLING HAALAND (NORVEGJI, 71.5 milionë euro) – Me moshën e tij, sulmuesi i Borusias së Dortmundit ka ende shumë kohë për të lënë gjurmën e tij në skenën ndërkombëtare. Sulmuesi, i cili ka shënuar 6 gola në 7 ndeshje me Norvegjinë nuk do të jetë në Euro 2020 pasi vendi i tij humbi në kohën shtesë ndaj Serbisë në “play off”.

3. MILINKOVIÇ-SAVIÇ (SERBI, 58 milionë euro) – Sergej Milinkoviç-Saviç është këshilluar prej kohësh që të largohet nga klubi i Lacios në Serinë A dhe të firmosë për emra më të mëdhenj si Mançester Junajtid apo Çelsi në Premier Ligë. Shansi për të lënë gjurmë në skenën e madhe verën e ardhshme u shua pas Serbia humbi me penallti ndaj Skocisë në finalen e Ligës së Kombeve që të dërgonte në Europian.

4. MIRALEM PJANIÇ (BOSNJË, 45 milionë euro) – Pak vetë e dinë se Miralem Pjaniç ka luajtur për moshat e Luksemburgut përpara se të zgjidhte vendin e tij të lindjes në vitin 2008. Mesfushori i Barçës ka ndjerë shijen e Botërorit me Bosnjën, por do mungojë në Euro 2020 pasi Irlanda e Veriut i eliminoi ballkanasit në “Play Off”.

5. MARTIN ODEGARD (NORVEGJI, 40 milionë euro) – Me Halandin dhe Odegardin, Norvegjia do jetë një forcë në vitet e ardhshme. Por Europiani i radhës vjen shumë herët për mesfushorin me tipare sulmuese të Realit.

6. FILIP KOSTIÇ (SERBI, 28 milionë euro) – Serbia është kombëtarja me më shumë lojtarë në këtë listë, duke qenë favorite për t’i shkuar deri në fund “play off”-eve. Sulmuesi i Frankfurtit do të mungojë në Europian pavarësisht se shkëlqen në Bundesligë prej shumë vitesh.

7. KOSTAS MANOLAS (GREQI, 28 milionë euro) – Greqia është shumë larg kombëtares së 2004-ës që fitoi Europiain. E renditur e treta në Grupin J të kualifikueseve dhe një paraqitje e dobët në Ligën e Kombeve, i privuan mbrojtësit të Napolit, Kostas Manolas, Europianin e parë.

8. NIKOLA MILENKOVIÇ (SERBI, 25 milionë euro) – Mbrojtësi i Fiorentinës, Nikola Milenkoviç (23 vjeç), për të cilin interesohet edhe Juve, është një nga emrat që nuk do ta shohim në Europian.

9. MARASH KUMBULLA (SHQIPËRI, 22 milionë euro) – Shqipëria preku ëndrrën e Francës 4 vite më parë. Talenti 20-vjeçar i Romës do të kishte qenë një nga talentet tek i cili do të ishin drejtuar sytë nëse kuqezinjtë do ishin kualifikuar në Europian.

10. LUKA JOVIÇ (SERBI, 22 milionë euro) – Skocia u shokua nga goli i Joviçit në minutën e fundit të “play off”-it që e dërgoi ndeshjen me Skocinë në shtesë. Por penalltitë nuk i dhanë mundësi talentit të Realit të tregonte sa vlente verën e ardhshme.