Aurora Ramazzoti, vajza e të madhit Eros Ramazzoti është shpesh në qendër të vëmendjes, për sulme nga më të ndryshme.


Së fundmi ajo ka postuar një foto në llogarinë e saj në Instagram, teksa shfaqet pa filtra duke dhënë dhe një mesazh për origjinalitetin, jo fasadën dhe si gjithmonë diçka nuk shkoi siç duhet:

“Përsosja jo vetëm që nuk ekziston, por as nuk është e bukur,”-ka shkruar ajo, por një nga ndjeksit e saj nuk e ka konceptuar të tillë duke i bërë një koment ofendues: Mamaja jote aq e bukur babai yt i bukur vëllezërit e tu të bukur, ndërsa ti kaq e shëmtuar.

“Më mirë i shëmtuar jashtë apo i shëmtuar brenda?”– ka qenë përgjigja e saj.