Nga i infektuari më i lehtë tek ai më rëndë, farmacisti tregon me shifra sa kushton mjekimi i koronavirusit

Nga i infektuari më i lehtë tek ai më rëndë, farmacisti

Kostoja për t'u kuruar nga Covid-19 është një tematikë mjaft mjaft me rëndësi në këtë periudhë.

Për të folur më shumë mbi këtë tematikë, ka qenë i ftuar në emsionin "Ditë e Re", Defrim Goma, Sekretar i  Përgjithshëm i Urdhrit të Farmacisë, i cili u shpreh me shifra konkrete sesa shkon mjekimi për koronavirusin.

Arjola Shehu: Sa të shkon fatura për t'u kuruar nga Covid-19, sa të shkojnë mjekimet me të gjitha elementët që e shoqërojnë? Besoj se ju jeni personi i duhur që mund të na jepni një përgjigje të saktë mbi këtë temë.

Defrim Goma: Ne jemi interesuar tek kolegët tanë në lidhje  me kostot e recetave, me të cilat pacientët mjekohen dhe receta më e lirë po e them prapë (a bëhet fjalë për pacientët me simptoma më të lehta apo bëhet fjalë për pacientët që aq kanë mundësi që t'i blejnë sepse varet edhe nga fuqia blerëse) është diku tek 10-12 mijë lekë të reja. Flasim për ato që është e nevojshme dhe kanë pasur disa simptoma.

Varianti tjetër,  pra kur pacientët kanë simptoma akoma dhe më të rënda shkon diku tek  50-60 mijë lekë të reja sepse dhe barnat që përdoren paguhen kesh (me para në dorë) nga pacientët, nuk rimbursohen për këtë diagnozë.

Arjon Muça: Zonja Kryemadhi ka deklaruar se kostoja e kurimit nga Covid-19 shkon në  5 paga mesatare mujore shqiptare

Defrim Goma: Ka edhe receta, të cilat shkojnë deri në 120 mijë lekë të reja, por pa arritur tek remdesiviri,  pra nëse pacientët përdorin do të vërdorin edhe këtë antiviral, atëherë kuptohet që do të shkojë shtrenjtë. Ky antiviral është i shtrenjtë dhe shkon rreth 50 mijë lekë të reja, një flakon edhe në qoftë se një person do t'i duhet që ta konsumojë të paktën 5 flakonë ose 6 gjatë gjithë terapisë, llogariteni vetë.

Arjola Shehu: Çfarë efekti ka si ilaç?

Defrim Goma: Është antiviral dhe është specifik për Covid dhe është i autorizuar nga FDA,  e cila është Agjencia Amerikane e Barnave dhe e Ushqimit, që të bëhet trajtimi i Covidit. Bëhet fjalë për një fazë të avancuar. Nëse do të fusni pastaj edhe nevojat për oksigjen, atëherë shtohet dhe më shumë fatura. Përgjithësisht pacientët janë duke i marrë me qira aparatet, që janë 100 euro në dy javë, për ta blerë kushton 800 euro.

Qytetari po e përballon me xhepin e tij. Me qindra pacientë që po mjekohen në shtëpi, nga xhepi i tyre po paguajnë.

Arjola Shehu: A ka rimbursim për ndonjë medikament?

Defrim Goma: Në rimbursim është vetëm një bar, që është holluesi i gjakut, por që nuk jepet në rimbursim për këtë diagnozë, jepet për një diagnozë tjetër. Duhen procedura të gjata që të merret me rimburism, edhe për ato që kanë diagnozën që mund ta përfitojnë.

Shendetësi Lajme pandemi koronavirus Lajmi i fundit kosto mjekim covid 19

EMISIONET