Nga hekurudhat te "autostrada blu", ja çfarë do të financojë BE me 29 mld eurot, Shqipëria do furnizojë me gaz rajonin

Nga hekurudhat te "autostrada blu", ja çfarë do të

Infrastruktura rrugore dhe hekurudhat konsiderohen si ura më e mirë lidhëse mes vendeve të rajonit dhe në përshpejtimin e procesit të integrimit në BE.

Në një raport të Komisionit Evropian, linja hekurudhore mes Tiranës dhe Podgoricës, me një zgjatje deri në portin e Durrësit konsiderohet një pikë e rëndësishme jo vetëm e lëvizjes së njerëzve por dhe të rritjes së aktivitetit ekonomik.

Sipas dokumentit, përmes këtij financimi do të mundësohet rehabilimit i 120 km hekurudhë nga Shqipëria drejt Malit të Zi.

Autostrada Blu u përmend dhe prej komisionerit Varlhelei, ndërsa mësohet se do të kalojë përgjatë bregdetit, nga Kroacia  e deri në Greqi.

Në investimet në Shqipëri nënvizohet përfundimi i by pass-it të Tiranës dhe dy seksione të tjera.

Në fushën e hidrocentaleve përmendet dhe rehabilitimi i të Fierzës  si dhe ndërtimi i hidorcentralit të Skavicës.

Në këtë mënyrë, synohet rritja e eksportit të energjisë elektrike nga energjia e pastër, jo vetëm për vendin por për të gjithë rajonin.

Ndërtimi i gazsjellësit Jon Adriatik është një tjetër synim i Bashkimit Europian, për të lehtësuar në këtë mënyrë diversifikimin e burimeve jo vetëm në Ballkanin Perëndimor, por edhe më tej.

Mësohet se mund të ketë dy pika dalëse, një në Korçë dhe një në Fier.

Përmes shtrirjes së rrjetit synohet jo vetëm furnizimi i Shqipërisë, por dhe i rajonit.

Pas përfundimit të TAP, Shqipëria tashmë konsiderohet zonë e rëndësishme për furnizimin me gaz.

Në raport thuhet gjithashtu se do të vendosen sisteme të integruara rajonale për menaxhimin e mbetjeve në Shqipëri, Mal të Zi, Maqedoni të Veriut dhe Serbi.

Një ditë më parë Komisioneri i Zgjerimit u shpreh se do të ketë një financim prej 9 miliardë eurosh dhe po bisedohet dhe për 20 miliardë të tjera.

Vendi Ekonomi Lajme Financa Projekte fondet e BE

EMISIONET