Radhë për tampon, mbyllet kufiri me Greqinë natën, fluks në Kakavijë

Radhë për tampon, mbyllet kufiri me Greqinë natën, fluks

Mëngjesi i kësaj të premteje ka regjistruar një fluks të shtuar në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës.

Autoritetet greke vendosën mbylljen e kësaj pike kalimi mbrëmjen e 6 gushtit nga ora 22:00 deri në orën 06:00 të mëngjesit, si pjesë e masave të marra kundër përhapjes së COVID-19.

Në kufi u krijua radhë e gjatë mjetesh pasi pala greke punon vetëm me dy sportele dhe të gjithë qytetarëve që hyjnë u bëhet tamponi.

Aty ndodhet gjithashtu dhe një grup epidemiologësh për marrje të tamponin për COVID-19.

Të gjithë shtetasve që kalojnë nga kjo pikë kufitare pas tesimit rezultati u dërgohet me postë në adresën që deklarojnë në kufi.

Të gjithë qytetarët që do të hyjnë në Greqi pas 16 gushtit janë të detyruar të karantinohen për 7 ditë.

Mbyllja e kufirit në Kakavijë në mbrëmje do të jetë në fuqi deri në një urdhër të dytë nga autoritetet greke, ndërsa kufijtë do të jenë të hapura çdo ditë nga ora 06:00-22:00, ku do të lejohen të kalojnë kufirin vetëm shtetasit grekë, shtetasit shqiptarë e të huaj me leje qëndrimi greke dhe minoritarët me kartën përkatëse.

Vetëm në orët e para të mëngjesit kanë hyrë në territorin tonë nga Pika Kufitare e Kakavijës 500 shtetas dhe 300 automjete.

Gjithashtu kanë dalë nga kjo pikë kufitare 400 shtetas dhe 250 automjete nga ora 6 e mëngjesit kur nisi sërish lëvizja dhe u hap kufiri.

https://youtu.be/e9KeOSvipOo


Vendi Lajme kufiri radhe tampone Aktualitet gusht freqi-shqiperi

EMISIONET