Nga 12 tetori Maqedonia e Veriu hap kufijtë pa kushte

Nga 12 tetori Maqedonia e Veriu hap kufijtë pa kushte

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e sotme miratoi vendimin për hapjen e kufijve pa kushte (pa PCR test). Vendimi hyn në fuqi më 12 tetor.

Vendimi përfshinë hapjen e kufijve pa test PCR me Shqipërinë, Kosovën, Malin e Zi dhe Serbinë.

Vendimin e njëjtë pritet ta marrin edhe Qeveritë e vendeve të rajonit.

Deri tani Kosova dhe Mali i Zi janë deklaruar për heqjen e testeve. Për momentin, vetëm Shqipëria nuk ka kushte për PCR negativ.

Rajoni Lajme koronavirus Covid-19 mbledhje republika e maqedonise se veriut

EMISIONET