Bayern fal ndeshje pa surpriza por plot emocion
Bayern Munichu ka shkatërruar francezët e Lile me rezultatin 6-1 duke konfirmuar edhe nje herë formën e mirë që po kalon kjo skuadër jo vetëm në kampionatin gjerman por edhe ne Champion League.Bavarezet kalojnë menjëherë në avantazh. Në minutën e 5-të, Bastian Schweinsteiger çoi në këmbë tifozët në Allianz Arena duke shënuar një supergol nga goditja e dënimit. Pas avantazhit është Claudio Pizarro që dyfishon rezultatin në minutën 18-të, ndërsa Arjen Robben do ta trefishonte atë në minutën e 23-të po me goditje dënimi.Mbrëmja e mrekullueshme e Pizarros vazhdoi me golin e dytë personal në minute e 28 dhe me kompletimin e tipletës përsonale pa përfunduar pjesa e parë e cila mbyllet me nje fitore bindëse të të besuarve të Jup heinkes 4-0.Salomon Kalou shënoi në pjesën e dytë (58'), golin e nderit dhe të vetmin për miqt nga franca të cilet nuk i rezistuan as 45 minuta furies së skuadres gjermane. Ndeshja nuk do të mbyllej këtu pasi Bavarezët do të shënonin një tjetër golë me anë të Toni Kroos në minutet 66 i cili do të vuloste ndeshjen në 6-1.Në Grupit F ka fituar edhe Valencia me rezultat 4-2 kundër BATE Borisov. Spanjollet kane fituar në Mestaja me rezultat bindes duke kaluar ne avantazh të dy golave që në pjesen e dytë. Pas përballjeve të katërta , Valencia dhe Bayern Munichu kryesojne grupin me nga nëntë pikë, ndërsa BATE ka gjashtë pikë dhe ndodhet ne vendin e tretë ndërsa mbyllë grupin skuadra e Ruse e Spartakut të Moskes me 3 pikë.