Barcelona befason të gjithë

Humbja e barcelonës në skoci ka qënë surpriza e mbrëmjes së djeshme. Skuadra e Tito Vilanovës është mundur 2-1 nga Seltik në ndeshjen e vlefshme për Grupin G që u zhvillua mbrëmë në Celtic Park. Si zakonisht, spanjollët dominuan me mbajtjen e topin në fraksionin e parë të lojës, por pas 45 minutash, ishte ekipi vendas që avanconte duke rrezikuar edhe portën e kundershtarit.Goli i parë vjen ngaVictor Wanyama i cili shënon me kokë në minutë e 21 pas një krosimi të Charles Mulgrew.Blaugranët vazhduan të rrezikonin duke goditur shtyllën me anë të Leo Messi e Alexis, por nuk arritën të barazojne rezultatin.Edhe në gjysmën e dytë, katalanasit vazhduan duke bërë lojë ofensive, duke u treguar të pasakt përpara portes. ndërkohë që Barcelona nuk nuk arrrinte të shenonte erdhi goli i sigurisë për vendasit.Një gabim të Xavit e shfrytëzon më së miri Anthony Ëatt për të dyfishuar rezultatin në minute e 83.Pas këtijë disavantazhi rë dyfishtë të vendasve Lionel Messi shkurton diferencat në minutat shtesë (90'+1), por vetëm sa për statistiak pasi goli I tije nuk vlen asgjë për spanjollet që edhe pse humben vazhdojne te mbajnë vendin e parë në renditjeblaugran.Në takimin tjetër të këtij grupi, Benfica e ka mposhtur Spartak Moskën me rezultat 2-0. Në këtë takim golat u shënuan nga Kardozo në pjesen e dytë të ndeshjes. Duke I dhënë avantazhin në minute e 55 ndërsa e dyfishon atë në minute e 69 duke mbyllur të gjithë ndeshjen në 2-0.Pas ndeshjeve tëë katërt, Grupit G kryesohet nga Barcelona me nëntë pikë, e ndjekur nga Selticu me shtatë pikë në vend të dytë. Ndërsa në vend të tretë renditen portugezët e benfikes me 4 pike dhe mbyll renditjen Spartka moska me 3 pike.