Barizimi i merituar i Shalkes
Schalke ka rikthyer disavantazhin prej dy golash të pësuar në pjesën e parë duke barazuar me rezultatin 2-2 kundër Arsenalit në një ndeshje që dhuroi emocione të shumta për vetë mënzrën se si u shvillua ky takim. Topçinjtë e filluan mirë ndeshjen duke kaluar që në 25 minutat e para në avantazh të dyfishtë . Një gabim të Roman Neustadter e shfrytëzoi më së miri Olivier Giroud, i cili jep një assist perfekt për Theo Ëalcottin i cili gjen rrugën e rrjetës në minutën e 18 duke i dhënë avantazhin skuadrës së tij. Goli i dytë për skuadrën e venger nuk do të vonojë shumë ndërsa skuadra e Arsenal do të gjejë përsëri rrugën e rrjetës në minutën e 25. Lukas Podolski hedh një top në zonë ndërsa Olivier Giroud me kokë e dyfishon rezultatin. Me këtë fillim të vrullshëm të skuadrës së Arsenalit u duk sikur londinezët kishin ardhur për të marrë tre pikët dhe për tu hakmarrë ndaj gjermanëve por nuk ndodhi kështu. Në minutat shtesë të gjysmës së parë Schalke u kthye në lojë, miqtë bëjnë një gabim në mesfushë ku përfitojnë lojtarët e Shalkes të cilët shkurtojnë diferencat me anë të Holandezit Klaas-Jan Huntelaar. Pjesa e parë u mbyll me fitoren e arsenalit ndërsa në pjesën e dytë vendasit gjetën përsëri rrugën e rrjetës me anë të Jefferson Farfan i cili dërgoi topin në rrjetë në minutën e 67 duke rikthyer gjithçka në barazpeshë. Ndeshja përfundoi në barazim 2-2 ndërsa londinezët kishin në dorë gjithçka për të marrë tre pikë në këtë takim. Në ndeshjen tjetër të Grupit B, Olympiakosi ka fituar me rezultatin 3-1 kundër Francezëve të Montpelies, për të hyrë në garën e ngushtë për kualifikim. Të parët që kaluan në avantazh në këtë takim ishin vendasit me anë të Machado në minutën e katërt. Ky avantazh i shpejtë ngeli në fuqi për 45 minutat e para ndërsa në pjesën e dytë miqtë nga franca do të barazojnë përkohsisht rezultatin me belhanda në minutën e 67. Ndërsa vendasit do të kalojnë përsëri në avantazh me anë të Grekut në minutën e 82 ndërsa dy minuta më vonë olimpiakos shënon edhe golin e fundit të takimit duke mbyllur gjithçka në 3-1. Golin e fundit në këtë përballje e shënoi Mitroglu. Pas ndeshjeve të katërta, Schalke ka tetë pikë, Arsenali shtatë, ndërsa Olympiakosi gjashtë pikë, ndërsa mbyll klasifikimin Montpelie me 1 pikë.