Paris Saint Germain del triumfues
Paris Saint-Germain e ka mposhtur përsëri skuadren e Dinamo Zagrebin në ndeshjen e vlefshme për Grupin A, e cila u zhvillua në Park de Prince dhe që përfundoi me rezultatin e thellë 4-0.Skuadra franceze kaloi në epërsi në minutën e 16-të me anë të Alex i cili shfrytëzojë më së miri me një assist të dhënë nga suedezi Zlatan Ibrahimovic. Pjesa e parë do të mbyllej me rezultatin e ngushtë 1-0 për kryeqytetasit francezë ndërsa në të dytën të besuarit e teknikut Ançeloti do të arrinin të shënonin edhe tre gola të tjerë.Sulmuesi suedez do të jetë përsëri i pranishëm edhe në golin e dytë. Ai jep një tjetër pasim të bukur për Blaise Matuidi, i cili e dyfishoi rezultatin në minute e 61. Katër minuta më vonë Jeremy Menez do të shënojë edhe golin e tretë për vendasit ku përsëri Ibra bëhet protagonist në ndërtimin e aksionit dhe pasimin e dhënë për mesfushorin francez.Ky nuk do jetë assist i fundit i gjigantit suedez pasi në minutën e 80-të do të japë një tjeter assist për Horau, i cili shënoi golin e katërt dhe të fundit në minutën e 80-të të ndeshjes. Ibrahimoviç edhe pse nuk shënoi në ktë ndeshje ishte protagonist i saj kryesor pasi të gjithë golat e shënuar nga skuadra e PSG kaluan më parë nëpër këmbët e tij.Ndërsa në ndeshjen tjetër të këtijë grupi skuadra e portos nuk ka shkuar me shumë se një rezultat i bardh 0-0 në transfertën e ukraines kundër vendasve të Dinamos së Kievit. Edhe pse barazuan Portugezët kanë arriturt tashmë të presin një biletë për turin tjetër të Champions League.Pas kësaj fitore Porto kryeson grupin me 10 pikë, ndërsa PSG në vend të dytë ka nëntë pike duke hedhur një hap të rëndësishmë drejt kualifikimit. Ndërsa në vendin e tretë ndoshet skuadra e Dinamos së Kievit me 4 ndërsa mbyllin renditjen kroatet e Dinamos së Zagrebit me 0 duke mos njohur shijen e fitores deri më tani.