Barazon Reali
Real Madridi nuk ka arritur të shkojë më shumë se nje barazim në Santiago bernabeu para tifozëve të vetë në ndeshjen përballë një rivali të vështirë siç ishin gjermanët e Borussia Dortmund.Takimi i zhvilluar mes emocionesh të shumta në Santiago Bernabeu përfundoi me rezultat përfundimtarë 2-2. Miqtë nga gjermania ishin më brilantë në fillim të takimit duke kaluar të parët në avantazh. Robert Lewandowski jep një pasim me kokë për Marco Reus ndërsa 23-vjeçari nuk gabon duke e dërguar topin në rrjet në minute e 28. Pas 6 minutash do të vijë edhe reagimi vendasve. Mesut Oezil jep një assist për qendërmbrojtësin Pepe, i cili me kokë i barazoi shifrat në minute e 34. Miqt përsëri nuk dorzohen dhe përsëri janë ata që marrin iniciativen e një tjeter sulmi që do të përfundojë me golë për gjermanet. Mario Goetze detyron mbrojtësin arbeloa të shënojë në portën e tij duke i dhënë avantazhin ekipit gjerman që i mbyllur me epërsi 45 minutat e para. Në pjesën e dytë ekipi vendas e rriti lojën në fazën ofensive deri sa arriti të shënojë golin e barazimit. Një minutë pa përfunduar koha e rregullt e takimit, Mesut Oezil arriti të shënojë golin që ruan krenarinë e madrilenve te cilet marrin një pikë në fushen e tyre përballë një kundërshtari shumë të vështirë.Durtmund tregoi edhe një herë karakterin e fortë dhe lojën në grup që bënë kjo skuadër duke marrë dy rezultate pozitive përballë një skuadre Si Real Madrit. Madrilenët e drejtuar nga tekniku portugez Mourinho me këtë barazim të arritur në fushën e tyre nuk arritën të hakmerren ndaj kundërshtarit që i mundi në gjermani me rezultatin 2-1. Pas katër xhirosh, në këtë grup kryeson Borussia Dortmundi me tetë pikë që ndiqet nga Real Madridi me një pikë më pak.