Spaleti përgatitet për ndeshjen e rradhës

Në ndeshjen tjetër të grupit C tekniku italian Spaleti pasi ka mundur në shtëpi skuadrën Belge të Anerleht kërkon që të bëjë të njëjten gjë edhe në trasfertë edhe pse janë të vetdijshëm se do të jetë e vështirë. Zeniti do të luajë kundër skuadrës belge me një mungesë të rëndësishëme siç është ajo e brazilianit Hulk që pritet të mos jetë në këtë përballje. Ndërsa vendasit do të kërkojnë fitoren e parë në këtë kompeticion pasi deri më tani kanë arritur të marrin vetem 1 pikë.Kështu në mbrëmjen e sotme pritet që dy trajneret e skuadrave respective ta nisin ndeshjen me këto formacione:Trajneri Van den Brom ritet ta nisë me skemen 4-4-2. Në portë Proto, në mbrojtje Xhilet, Kouajate, Nujtink, dhe Deshakt. Në mesfushë: Jakovenko, Kanu, Bilia, dhe Jovanoviç. Ndërsa në sulm do të luajnë dyshja Mbokani, De shuter.Në kampin tjeter trajneri i skuadres së Zenit Spaleti pritet të luaj me formacionin 4-3-3Në portë: Malafev, Anjukov, Huboçan, Lomberts, dhe Krishito. Në mesfushë Faizulin, Vitsel, dhe Zhirokov. Ndërsa në vijën e parë të sulmit rikthehet Dani që do të mbështetet nga Bustrov dhe Kerzhakov.