Paris SG vs Dinamo i Zagrebit

PSG do të presë në shtëpi skuadrën e Dinamos së Zagrebit për të harruar humbjen në kampionat kundër skuadrës së Sent Etien. Të besuarit e trajnerit italian Karlo Ancheloti do të kërkojnë fitoren e radhes në champions ndaj skuadrës kroate pasi ka fituar edhe në takimin e para kundër tyre.Kështu në mbrëmjen e sotme Ancheloti pritet të hedhë në fushën e lojës Formacionin 4-3-2-1. Në portë do të jetë Sirigu, në mbrojtje Zhilet, Sako, Tiago Silva, Maksuell. Në mesfushë do të jene Verrati, Kantome dhe Sisoko, ndërsa në sulm suedezi Ibrahimoviç do të mbështetet nga dyshja Pastore Menez.Ndërsa në kampin tjetër trjaneri i skuadres Kroate të Dinamos së Zagrebit Çaçiç do të luajë me skemen 4-3-1-2. Në portë Kelava, në mbrojtje Vida, Puljiç, Simuniç dhe Pivariç, në mesfushë Varsaljko, Kovaçiç dhe Ademi, ndërsa do të mbështesin Rukavina në sulm Samir dhe Beqiraj.Fitorja e PSG në këtë takim nuk duhet diskutuar për vetë faktin se kryeqytetasit francezë kanë fituar edhe ndeshjen e parë kundër kroatëve.