Champions League, Grupi i ferrit

Në grupin C që është cilësuar nga të gjithë si grupi i ferrit përveç sfidës Real Madrid - Borussia e Dortmund do të luhet edhe një takim tjetër shumë i rëndësishem ai mes Manchester City dhe Ajaksit. Në ndeshjen e parë qytetarët britanikë kanë humbur në Amsterdam Arena ndërsa do të kërkojnë të hakmerren në shtëpinë e tyre për të mos përsëritur zhgenjimin e vitit të kaluar.Situata është shumë e vështirë për të besuarit e trajneri italian Mançini pasi rivaliteti për të kaluar në fazën tjetër është shumë i madh në grupin C ndërsa skuadra e Sitit rrezikon jo pak pas ndeshjeve të para që lënë shumë për të dëshiruar.Trajnerët e të dyja skuadrave janë të vetëdijshem për vështirsinë e këtij takimi dhe kualifikimin për fazen tjetër ndërsa pritet të hedhin në fushën e lojës formacionet më të mira të mundshme pasi fitorja është detyrim për të dyja skuadrat.Kështu trajneri italian Manëini do të luaj me skemen (4-2-3-1)Hart në portë, në mbrojtje Zabaleta , Kompani, Nastasiç , dhe Klishi , në mesfushe J.Ture , Berri , ndersa Nasri , Tevez ,dhe Baloteli , pritet të mbështesin sulmuesin kryesor Aguero.Ndërsa në kampin tjeter tekniku holandez Frank De Bure pritet të luajë me skemën 4-3-3Në port Vermer , në mbrojtje Van Rhjin , Aldervaireld, Moisander, dhe Blind , në mesfushe Shëne, Poulsen , De Jong, ndersa ne vijen e parë të sulmit Sana do te mbeshtetet nga Eriksen dhe Babel.