Champions League : Borussia Dortmund - Real Madrid

Champions League rikthehet sonte me një nga ndeshjet me të rëndësishme. Vëmendja e të gjithëve sonte do të jetë e përqëndruar te supersfida Real Madrid - Borussia Dortmund. Pas humbjes në Gjermani me rezultatin 2-1 madrilenët kërkojnë të hakmerren ndaj skuadrës gjermane ne Santiago Bernabeu.Për të besuarit e Mourinhos tre pikët në këtë ndeshje janë një detyrim që duhet përmbushur në rast se me të vërtetë Los Blancos kërkojnë të vazhdojnë aventurën përtej fazës së grupeve. Ndërsa nga ana tjetër të besuarit e Jurgen Klop kërkojnë t'u bëjnë surprizën spanjollëve në shtëpinë e tyre.Trajnerët e kanë përgatitur më së miri këtë sfidë ndërsa pritet të hedhin në fushën e lojës lojtarët më të mirë të mundshëm.Tekniku Mourinho pritet ta nisë ndeshjen me skemën 4-2-3-1. Në portë Kasilias, në mbrojtje Arbeloa, Pepe, Varanje, Ramos. Në mesfushë Alonso dhe Esien ndërsa do të mbështesin sulmuesin e vetem Higuain treshja Ronaldo, Ozil , Di Maria.Ndërsa në kampin tjetër tekniku gjerman Klop do të përgjigjet me të njëjten skem 4-2-3-1. Në port Vaidenfailer, në mbrojtje Shmelser, Humels, Subotiç, Pizçek. Në mesfushë, Kehl, Gyndogan, ndërsa do të mbështesin sulmuesin Levandovski treshja Groskrojc, Gëce dhe Rois