Antonio Konte kërkon të rikthehet Juventusi i mëparshëm
Nuk ka kaluar pa diskutime humbja e Juventusit në fundjavë kundër skuadres së Interit, që është e para pas 49 rezultateve pozitive. Tekniku I Bardh e zinjve qe pritet të rikthehet ne krye të stolit të "Zonjes" në muajn dhjetor nuk e ka lënë pushim skuadren për asnjë çast pasi edhe diten e djelë bardh e zinjtë kanë zhvilluar seancë stërvitore ne Vinovo. Konte në diskutimet me lojtaret në stërvitje ka përdorur shpeshherë fjalen "Uri" duke iu referuar zikaltërve që në Juventus Stedium kanë treguar një dëshirë të madhe për të fituar.Pas kësaj humbje në shtëpinë e bardh e zinjëvë është koha për të rinisur përsëri nga e para duke filluar që nga ndeshja e Chempions League kundër Nordsjeland. Sipas mediave Italiane thuhet se trajneri Konte u ka kërkuar lojtarëve të tij të rikthejnë atë grinten dhe etjen për të fituar që e ka karakterizuar këtë skuadër në vitet e fundit. në Chempions League nuk lejohet një tjetër hap fals ndërsa pritet që të shohim në mesjave atë Juventus që gjithmonë jemi mësuar të shohim. Një skuadër që nuk fal asgjë, një skuadër që në AND-në e sajë ka vetem fitoren. Juventusit duhet ti rikthehet uria e mëparshmë nëse me të vërtet do të pretendojmë në të gjitha frontet ka thënë Antonio konte për mediat italiane.