Afrojnë ethet e Champions League
Pas nje fundjave të mbushur me emocione sportive nesër riktheht evenimenti më i rëndësishëm i futbollit Chempions League. Neser dhe pasneser në mbrëmje do të luhen ndeshjet e katërta të vlefshme për fazen e grupeve. Disa nga skuadrat e mëdha janë në prag të kualifikimit për fazen 1/16 por nuk mungojnë as surprizat. Barcelona, Mançester Junajtid, Porto dhe surpriza e këtij sezoni, Malaga, mund të presin biletën për fazën me eliminim direkt në Ligën e Kampioneve nëse arrijnë të fitojnë ndeshjet e tyre në mesjavë.Të gjitha këto skuadra kanë fituar tre ndeshjet e para në grupe dhe fitorja e të katërtës do i garantonte matematikisht kalimin në turin tjetër të aktivitetit me te madh europian.Shalke, Borusia Dortmund dhe Shakhtar Donetsk mund të hedhin gjithashtu një hap gjigand para nëse fitojnë, ndërsa dy skuadrat angleze, Çelsi dhe Mançester Siti, ashtu si edhe kampionët e Italisë së Juventusit, rrezikojnë seriozisht t'i japin lamtumirën para kohe këtijë kompeticioni të shumë dëshiruar nga të gjitha skuadrat. Neser dhe pasneser do te rikthehen emocionet e Champion League ku pwrballjet pwr e rwndwsishme dhe tw shumpritura nuk do tw mungojnw nw ditet e dedikuara pwr kwtw kompeticon.