Merkato, Juventus dhe blerje
Tani më mirë se kurrë më parë Juventus e di se nuk mund të vazhdojë pa një top-player në sulm. Humbja kundër Inter ka nxjerrë edhe një herë në pah nevojën e një sulmuesi duke parë "rendimentin e dobet te Giovincos, dhe Bendtner apo edhe demtimin qe pati malazezi Vuçiniç.Sipas te perditshmes italiane "La Gazzetta dello Sport", Drejtori i Përgjithshëm i Juventus, Beppe Marotta vazhdon të monitorojë objektivin numër 1per merkaton e ardhshme, Fernando Llorente është lojtari që i nevojitet Juventusit në këto momente, thuhet në mediat Italiane. Në merkaton e janarit pritet të mbërrijë edhe oferta prej 6-7 milionë eurosh për Athletico Bilbao por kjo nuk është pista e vetme."Zonja e Vjetër" po monitoron edhe dyshen e sulmit të Romës: Mattia Destro dhe Daniele Osvaldo dhe në tratativa mund të futen edhe Matri ose Quagliarella. Këta janë lojtaret e mundshëm që mund tu bashkohen bardh e zinjve në merkaton e janrit për sai për ket reparti Ofensivë. Ndërsa pas vijës sulmuese Bardh e zinjtë po mendojnë të sjellin në Torino mesfushorin me tipare sulmuese Teo Wellcot.Kontrata e 23-vjeçarit me "Topçinjtë" skadon në korrik të 2013 dhe negociatat për një rinovim duken gjithnjë e më komplekse, siç raporton Sportmediaset.Këtu hyjnë në lojë bardhezinjtë, të cilët e ndjekin nga pranë këtë situatë duke pritur çastin perfekt për të sulmuar me ofertën e tyre. Tashme drejtuesit me skaudres bardh e zi pas humbjes me Interin e shohin te detyrueshme hyrjen ne merkato ndërsa pritet të zbulohet se cili do të jetë emri i ri që do të vëshë fanellen juventusit në merkaton dimrore.