Materazzi pozon para statujës së incidentit me Zidane

Marco Materazzi ka shfrytëzuar Twitterin për të treguar një foto ku ai pozonte në statujën e famshme e cila paraqet goditjen me kokë të Zinedine Zidanë ndaj tij.Momenti i famshëm mes dy lojtarëve gjatë finales së Kupës Botërore 2006 është përkujtuar në një mënyrë të veçantë më herët këtë sezon, përmes një statuje bronzi që u zbulua në qendrën Pimpidou të Parisit në muajin shtator.Megjithatë, Materazzit kjo skulpturë i është dukur qesharake, duke pozuar para saj dhe duke e postuar atë në profilin e tij në Twitter.Ai fillimisht kishte postuar vetëm një pjesë të fotografisë që shfaqte këmbët e statujës së bashku me mbishkrimin “Gjejeni ku jam?”, para se më pas të tregojë të gjithë statujën në fotografi.