Mancini: Duhet të përmirësohemi në sulm

Trajneri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, ka deklaruar se skuadra e tij ka nevojë të punojë më shumë në sulm.“Ndoshta ne kemi pranuar shumë gola kur filluam sezonin. Tani, ne jemi përmirësuar në mbrojtje, por kemi nevojë të fillojmë të shënojmë si vitin e kaluar dhe mendoj se duhet të përmirësohemi në sulm. Ne duhet të punojmë në këtë drejtim”, ka thënë Mancini.City nesër do të takohet me Ajaxin në Ligën e Kampionëve dhe do të kërkojë fitore për të mbajtur gjallë shpresat për kualifikim në fazën e ardhshme eliminatore, pasi nxori vetëm një pikë nga tre ndeshjet e para.