Moratti: Interi reagoi ndaj padrejtësisë

Presidenti i Interit, Massimo Moratti, ka thënë se është frikësuar “nga më e keqja” në minutat e para të Derby d’Italia.Zikaltrit e fituan ndeshjen ndaj Juventusit me rezultat 3-1, edhe pse ishin  në disavantazh në fillim të ndeshjes nga një gol që erdhi nga një pozicion jashtë loje.“Pas 17 sekondash, isha i shqetësuar se e filluam keq. Kur i pashë përsëritjet dhe se ishte pozicion jashtë loje, mendova se iu kthyem tregimit të vjetër”.“Lojtarët vepruan mirë dhe reaguan ndaj padrejtësisë”, ka thënë Moratti për Premium Calcio.