Netzer:Mourinho është trajner i shkëlqyer

Ish-futbollisti gjerman, Gunter Netzer, ka lavdëruar trajnerin e Real Madridit, Jose Mourinho, duke theksuar se trajnerët e shkëlqyer “nuk duhet të jenë normalë”.“Ai ka një fiksim pozitiv. Gjithçka që mendon dhe bën është për sukses. Ajo që është e pazakontë tek ai është fakti se ka krijuar një atmosferë në dhomën e zhveshjeve, ku edhe zëvendësuesi më i fundit ndihet i lumtur”.“Është e qartë se ai ka tipare të çuditshme në karakterin e tij, por ajo që vlerësoj tek ai është se e mbron skuadrën e tij nga çfarëdo armiqësie nga jashtë. Ai kujdeset dhe mendon vetëm për skuadrën dhe kjo, sipas meje, është një situatë ideale”.“Ai është kërkues, sepse qëndron pas suksesit. Ai e ka drejtuar Porton, Chelsean, Interin dhe tani Real Madridin. Kjo nënkupton se duhet të pranoni disa pakënaqësi kur bëhet fjalë për Mourinhon”, ka thënë Netzer për Bild.