Fitojnë San Antonio dhe Miami, mposhtet Chicago

 

Në mbrëmjen mes të shtunës  janë zhvilluar dhjetë ndeshje të NBA. Përmendim suksesin e ri të San Antonios, fitoren e vështirë të Miamit dhe humbjen në shtëpi të Chicagos.
San Antonio Spurs regjistruan fitore prej 110-100 ndaj Utah Jazz, ndërsa më të mirët ishin Tony Parker (24 pikë e 10 asistime) dhe Tim Duncan (19 pikë e 11 kërcime).Miami Heat me mund të madh fitoi në shtëpi përballë Denver Nuggets, me diferencë prej tre pikësh (119-116).Ndërkaq, New Orleans Hornets nuk e kanë ndier mungesën e Anthony Davis kundër Chicago Bulls, skuadër të cilën e ka mposhtën në transfertë me rezultat 89-82.