Edgar Çani lojtari më i paguar

Paga e sulmuesit të Kombëtares së Shqipërisë, Edgar Çani, te skuadra Polonia e Varshavës ka "çmendur" gjithë futbollin polak. Dy gazetat kryesore të Polonisë, "Gazeta Wymborszka" dhe "Fakt" të premten kanë zbuluar se Çani sipas të gjitha gjasave është futbollisti më i paguar në Poloni. Gazetat në mënyrë të prerë kanë bërë të ditur se sulmuesi shqiptar është më i paguari te skuadra Polonia Varshava, me 30 mijë euro në muaj. "Kontrata e Çanit me klubin përfundon në vitin 2015 dhe drejtuesit e klubit tashmë janë shumë të shqetësuar për situatën. Ata kanë ndërmend të prishin kontratën me lojtarin në mënyrë që mos të vazhdojnë të paguajnë një pagë të tillë në këtë kohë të krizës së madhe", shkruan njëra prej gazetave polake, shkruan Koha.