Vrasja e Malcolm X, familja kërkon rihapjen e hetimeve për vrasjen e tij

Një letër e pretenduar nga familjarët e Malkolm X-it, sipas tyre, thotë se vrasja e aktivistit është bërë  në një komplot mes policisë dhe FBI-së. Kjo është letra e shkruar para vdekjes nga njëri prej policëve që ka qenë në vendngjarje, në 1965-ën, kur u vra Malkolm X-i.

Vajzat e Malkolm X, një ndër liderët e fushatës për të drejta civile në SHBA në vitet 60, kanë kërkuar që hetimi i vrasjes së babait të tyre të rihapet në dritën e provave të reja.

Familja bën me dije se mund të ketë pasur një komplot nga vetë policia e New Yorkut dhe FBI-ja për të vrarë babain e tyre në vitin 1965.

Një letër e lënë nga një polic i kohës, Raymond Wood, përpara ndarjes nga jeta, është prova e re që familja pretendon.

Polici shkruan se  përgjegjësia e tij ishte të siguronte që ekipi i sigurisë së Malcolm X të arrestohej disa ditë para se ai të vritej në Manhattan, thonë familjarët e Malkolm X.

Ndërkohë, lëvizja me bazë fetare islame që kishte nxitur Malkolm X në Amerikë, solli që të gjithë anëtarë të lëvizjes politike dhe fetare u dënuan secili me burgim të përjetshëm.

Njëri prej tyre ka vdekur që nga ajo kohë, ndërsa dy të tjerët janë liruar me kusht.

Malkolm X, përpara se të vritej me armë zjarr shihej si një fytyrë publike që e kishte moderuar mesazhin e tij për ndasive që ekzistonin në atë kohë në Amerikë për shkak të ngjyrës së lëkurës.

Departamenti i policisë së New Yorkut ka reaguar për rastin duke thënë se të gjitha dokumentet që janë në lidhje me atë çështje  janë bërë publike, por se departamenti mbetet i përkushtuar të ndihmojë në çdo mënyrë.

FBI-ja, ndërkaq, deri më tani nuk ka bërë asnjë koment publik mbi këtë çështje.