Analiza e supersfidës Juventus - Inter
Sonte në mbrëmje luhet një nga supersfidat e series A. Edhe pse me një kampionat të perfshirë në krizë këto vitet e fundit Derbi Juventus-Inter do të jetë kryefjalë e futbollit europian në mbrëmjen e sotme pasi në Juventus Stadium do të përballen dy skuadrat kryesuese të kampiontit Italian që vitet e fundit janë përfshirë shpeshherë në përballje të cilat kanë zgjatur edhe pas 90 minutëshit.Në përballejn e sotme që do të luhet në 20 e 45 skuadrat vinë më statistika shumë positive në këtë fillim kampionati dhe jo vetëm. Kjo përballje do të jetë e 194 mes këtyre dy skuadrave, 95 prej të cilave janë luajtur në Torino. Juventus vjen në këtë perballje si skuadra që duhet mundur pasi që nga fillimi i sezonit të kaluar bardh e zinjte nuk e njohin shijen e humbjes duke marre në 49 takime vtem rezultate pozitive. Edhe fillimi i sezonit të ri ka qënë mjaft pozitiv për zonjën e vjeter të cilët kanë fituar të gjitha takimet në shtëpi ndersa vazhdojnë te mos njohin përsëri humbje. Nga ana tjeter zikaltrit në këtë start sezoni kanë treguar se ndeshjet në transfertë kanë qënë skuadra që kanë bërë paraqitjen më të mirë deri tani. Persa i perket sulmit më të mirë bardh e zinjte janë në avantazh ndaj skuadrës së Interit pasi per momentin të besuarit e Kontes janë skuadra që kanë shënuar më shumë në këtë start kampionati duke shenuar plot 22 gola.Ndërsa skuadra e teknikut Stramcioni ka arritur të shënojë deri tani 19 gola në 10 javë kampionat. Juventusi është në avantazh ndaj zikalterve edhe për sa i përket pësimit të golave. Ne 10 ndeshjet e para atë të kampionatit Italian Bardh e zinjtë kanë pësuar 5 gola ndërsa skuadra e interit ka pësuar 9 të tillë.Juvetusi kryeson edhe në një aspekt tjetër kundër skuadrës së Interit pasi te skuadra bardh e zi kanë arritur të shënojnë në këto javë të parë të kampionatit me 12 lojtarë të ndryshme në karahasim me zikaltrit të cilët kanë gjetur rrugën e rrjetës me 10 lojtarë të ndryshëm. Interi vjene në këtë pvrballje me një motivim shumë të madh pasi ka fituar në 8 ndeshjet e fundit radhazi në kapionat dhe në Europa Ligë. Ndërsa përballë ka një juvetus që nuk e njeh shijen e humbjes prej 49 takimesh. Në juvetus Stadium zikaltrit do të kërkojnë tu shkatojnë humbjen e parë bardh e zinjtë ndërsa këta të fundit nuk do të kërkojnë të vijueshmërinë e rezultateve positive në kërkim të thyerjes së rekordit që mbahet nga Milan me 56 ndeshje pa provuar humbjen. Statistikat e mësipërme flasin për një juvetus që ndodhet me favorit se kundershtari për të fituar këtë ndeshje pasi statistikat e fundit janë të gjitha në favor të bardh e zinjve të cilët kërkojnë arratisjen në tabelen e renditjes përballë një kundërshtari direkt për titull. Supersfida e mbrëmjes së sotme pritet të ndiqet nga shikues të shumtë nga e gjithë bota ndërsa biletat për këtë takim janë shitur tashmë të gjitha.0