Barcelona klubi më i shtrenjtë
Portali i njohur gjerman "Transfermarket" ka bërë një studim mbi vlerën e klubeve evropiane, dhe katalanasit prijnë në pozitën e parë me 651 milionë euro.Portali gjerman ka klasifikuar skuadrat evropiane mbi bazën e vlerës në merkato të lojtarëve të tyre, teksa Barcelona duket e pakapshme edhe prej Realit Madridit, me këtë të fundit që kap vlerën e 601,3 milionë eurove.Në vendin e tretë ngjitet Manchester City me 498,25 milionë, i përcjellur nga rivalët Manchester United me 441 milionë. Në vendin e pestë pozicionohet gjiganti gjerman Bayern Munich (415,95 milionë), i gjashti Chelsea (387 milionë), që lë mbrapa PSG-në e sheikëve (308.25 milionë).E vetmja skuadër italiane që ka hyrë në top 10-shen e parë është Juventusi (307.02 milionë euro), që pasohet nga Arsenal (285,75 milionë) dhe Tottenham (261 milionë).Sa i përket ekipeve të tjera italiane në këtë klasifikim, Milani ndodhet i 12-ti (230.9 milionë), Interi i 15-ti (219.5 milionë) dhe Napoli i 17-ti (190,15 milionë)