Nesër java e 9-të e superligës
Nesër do të startojë java e 9-të e superligës ku nuk do të mungojnë edhe përballjet e mëdha. Në Kavajë luhet takimi më i rëndësishëm i kësaj jave ai mes Besës dhe Skëndërbeut i cili kryeson kampionatin. Ekipi i Beës pasi ndali dy javë më parë Flamurtarin do të kërkoj të ndal edhe kampionët në fuqi .Në këtë takim trajneri Ilir Daja do të ketë të gatshëm edhe mesfushorin e njohur Poci i cili ka lënë pas dëmtimin, ndërkohë trajneri Josca sërish shpresat i ka te sulmuesi kryesor Pero Pejic i cili është edhe golashënuesi më i mirë i kampionatit dhe sëbashku me Sebino Plakun përbëjnë një dyshe të frikëshme për kundërshtarët në sulm. Po nesër Në Vlorë Flamurtari do të kërkojë të festojë me tifozët në shtëpi teksa vlonjatët do të presin ekipin krutan të Kastriotit të cilët në këto vitet e fundit kanë qenë një mace e zezë për ekipin vlonjat. Java e 9-të e superligës do të mbyllet ditën e dielë ku spikat takimi Teuta- Vllaznia në orën 17:00 në stadiumin "Niko Dovana".më poshtë ndeshjet e kësaj jave në superligëE shtunëLaçi 14 : 00 LuftëtariShkumbini 14 : 00 ApoloniaBesa 17 : 00 SkënderbeuFlamurtari 17 : 00 KastriotiE dielTomorri 14 : 00 BylisTirana 14 : 00 KukësiTeuta 17 : 00 Vllaznia