Ibra vs Ronaldo bashk te PSG
Agjenti i Zlatan Ibrahimoviç, Mino Raiola beson se ky i fundit mund të formojë një dyshe kampionësh me yllin e Real Madrid, Cristiano Ronaldo, gjithmonë nëse portugezi do të shkojë te gjigandët e Paris Saint Germain. Ylli luzitan ka qenë i lidhur kohët e fundit me një lëvizje drejt PSG-së, edhe pse presidenti Nasser Al-Khelaifi ka theksuar se nuk ka pasur asnjë kontakt me të, ndërsa Raiola beson se Ibrahimoviç dhe Ronaldo mund të formojnë një dyshe sulmi vdekjeprurëse."Unë jam i bindur se Zlatan dhe Cristiano mund të arrijnë gjëra të mëdha së bashku në Paris. Lojtarët e mëdhenj asnjëherë nuk kanë ndonjë problem për të luajtur së bashku. Në Barcelonë, Zlatan nuk ka pasur ndonjë problem të funksionuari së bashku me Lionel Messin, për shembull. Guardiola ishte problemi i tij te Barça. Cristiano Ronaldo te PSG është vetëm një hipotezë tani për tani, por të menduarit në lidhje me këtë transferim është dicka e jashtëzakonshme. Unë besoj se kjo është një mundësi reale. Një vit më pare do të ishte quajtur çmenduri të thoje se Ibra dhe Thiago Silva do linin Milanin për PSG, por jo tani", u shpreh agjenti italo-hollandez.Raiola vazhdoi të theksojë se Ibrahimoviç është tërësisht duke e shijuar jetën në Paris. "Ai është shumë mirë në Paris dhe te PSG. Unë kurrë më parë nuk e kam parë atë kaq të lumtur. Ligue 1 është një ligë me cilësi, ndërsa ata që thonë se është shumë e lehtë për të Zlatan janë të gabuar", vijoi Raiola.Zlatan Ibrahimoviç deri tani me fanellën e PSG-së ka shënuar 12 gola në po kaq ndeshje.