Juventus -Inter do gjykohet nga Taliavento
Ndeshja më ë rëndëishme e kësaj jave në Seria A mes Juventus dhe Inter do të gjykohet nga gjyqtari Paulo Tagliavento ku shorti i është besuar këtij gjyqtari me eksperiencë në Itali. Derbi i Italisë pritet me shumë interes jo vetëm se është lufta për titullin kampion dhe vendin e parë,por sepse rivaliteti mes Juventus dhe Inter prej dekatash vazhdon të jetë mjaft të nxehtë.Kështu Juventusi do të ketë të gjithë futbollistët e gatshëm dhe Konte shpresat i ka te talenti Pogba i cili i dhuroi fitoren ndaj Bolonjias në mesjavë, ndërsa Interi është duke kaluar një formë të mirë dhe trajneri Stramaconi beson shumë te suksesi.Trajneri i Inter ka folur para ndeshjes me Juventus duke theksuar se skuadra e tij është e përgatitur mjaft mirë për këtë takim dhe Strama vlerson edhe rivalin direkt për titullin kampion. Sigurisht që kjo ndeshje nuk vendos titullin ,por është një ndeshje që do të provojë ecurinë e Inter në këtë fillim sezoni. Strama pritet ti besojë tre sulmuesëve krysore në përballjen e nesërme ndaj Juventus Kasano- Milito dhe Palasio. Ndeshja Juventus -Inter do të luhet nesër në mbrëmje në orën 20.45