Berbatov do të nënshkruajë me Violan
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Gusht 2012, 14:23
Fiorentina raportohet se është afër për të nënshkruar me sulmuesin e Manchester United, Dimitar Berbatov.Corriere dello Sport shkruan se vetëm disa detaje të vogla kanë mbetur të qartësohen, me Berbatov që pritet të takohet sot me zyrtarët e Violas.United raportohet se e ka pranuar ofertën prej 5 milionë paund të Fiorentinës.Berbatov, i cili do të nënshkruajë kontratë trevjeçare, pritet ta kompletojë lëvizjen e tij në kohë, për të bërë debutimin në ndeshjen e fundjavës kundër Napolit.