Neymar drejt Barcelonës

Një ditë pasi deklaroi se nuk do te transferohet këtë vit në Evropë, talenti Brazilian Neymar edhe një herë ka pranuar publikisht se ëndërra e tij është të luaj me Lionel Messin .Neymar prej kohësh është i lidhur më një transferim te Barcelona,por që deri tani gjithcka është mohuar nga lojtari dhe klubi i Santos. Sulmuesi 20 vjecar cilësohet si një nga yjet e futbollit botëror dhe kërkohet jo vetem nga Barcelona,por edhe Real Madrid,si dhe londinezët e Çelsit. Mesazhi i fundit i Neymar se dëshiron të luaj me Lionel Messin është një sinjal I qartë se e ardhmja e tij do të jetë vetëm Barcelona.