Fiorentina fiton 1-0 ne transfertë

Ekipi i Fiorentinas regjistroi fitoren e dytë radhazi në Serie A, duke mundur 1-0 Genoan në "Marassi" minimalisht 0-1 me gol të Pasqual në minutën e 14-të të ndeshjes. Të besuarit e Vincenzo Montellas dominuan në pjesën më të madhe të takimit duke patur mundësi të tjera për shënim por mungoi finalizimi.Me këtë fitore Fiorentina ruan vendin e pestë në renditje, por duke u afruar tashmë një pikë larg Lazios të vendit të katërt dhe 4 nga Napoli i vendit të tretë. Ndërsa Genoa me këtë humbje vazhdon të qëndrojë në ujëra të turbullta në renditje pasi aktualisht pozicionet e 16-ta me vetëm 9 pikë pas 10 javësh të luajtura duke qënë një kandidat serioz për rrëzimin në Serie B