El Sharaui kërkohet nga Real Madrid

Talenti i Milan El Sharaui mund të transferohet te Real Madrid në Spanjë.Sipas asaj që raporton "TuttoSport", vëzhgues të klubit madrilen e kanë ndjekur 20-vjeçarin si në Malaga në ndeshjen e Champions League ashtu edhe në javën e fundit të Serie A në Palermo. Trajneri Jose Mourinho ka kërkuar çdo detaj për "faraonin" jo vetëm në fushën e lojës por edhe mënyrën se si stërvitet apo punon.Përshtypjet e para janë pozitive, pavarësisht se është e vështirë të mendohet një largim i El Shaarawy nga Milan pasi Adriano Galliani e ka blinduar me idenë që të ndërtojë një ekip me elementë të rinj rrotull "Faraonit"