Mbyllet kongresi i Koresë së Veriut, fqinjët të shqetësuar për programin nuklear

Koreja e Veriut përmbylli përmes një ceremonie kongresin e saj të parë pas 36 viteve, me vendimin për të kryer shumë shpejt testimin e saj të pestë të një bombe bërthamore.Mijëra qytetarë u mblodhën në sheshin kryesor të Penianit, teksa i pranishëm ishte edhe lideri i shtetit diktatorial, Kim Jong Un.Koreja e Veriut ka kryer gjatë muajve të fundit testime të rraketave me rreze të mesme veprime, të cilat janë parë me shqetësim nga faktori ndërkombëtar.Këta të fundit kanë kërkuar ulje të tensioneve në gadishullin Korean, duke paralajmëruar sanksione të ashpra në rast se drejtuesit do të marrin vendimin për të kryer një tjetër test bërthamor.Vendimi i kongresit për të zhvilluar programin bërthamor është kritikuar menjëherë edhe nga Presidentja e Koresë së Jugut, Park Geun-hye.Ajo u shpreh se shpallja e vendit si shtet nuklear është një politikë mjaft e papërgjegjshme, e cila vendos në rrezik paqen dhe stabilitetin rajonal dhe ndërkombëtar.Geun-hye shtoi se Koreja e Jugut do të bëjë gjithcka për të mbrojtur interesat e saj kombëtare. Koreja e Veriut është braktisur edhe nga aleati i saj më i afërt, Kina.Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtëme, Lu Kang, u shpreh se qeveria kineze kërkon braktisjen e programit bërthamor nga ana e Koresë së Veriut./Ora News/