Faktet për vrasjen e shqiptarit, hetuesit grekë: Krimi mund të jetë kryer nga mafia
Vrasja e shqiptarit 26 vjeçar të dielën në mbrëmje mund të ketë lidhje me mafien shqiptare.Këtë thekson gazeta greke “Protothema”, e cila shkruan se viktima nuk është identifikuar ende. Krimi i tmerrshëm ka tronditur komunitetin lokal, pasi kufoma e të riut është pa kokë.Viktima ka punuar dy muajt e fundit në rajonin malor të Potamia Glyki Thesprotia. Hetuesit grekë janë përqendruar tek bashkatdhetarët e viktimës.Informacione të dobishme sipas hetuesve, pritet të ‘japin’ telefonat e të ndjerit, dy celularët e të cilët janë dërguar në laboratorë të veçantë të policisë.Hetuesit thonë se vrasja mund të jetë kryer nga mafie, për shkak të mënyrës se si është kryer krimi. Vrasësi ose vrasësit janë kujdesur që të mos lënë gjurmë gjaku në vendin e ngjarjes dhe mënyra se si koka është zhdukur është një tjetër dëshmi se krimi ishte i mirëmenduar.Sipas hetuesve, vrasja është kryer në befasi dhe nuk ka pasur përleshje apo rezistencë. Banorët grekë të fshatin nuk e njihni si problematik shqiptarin, i cili shkonte në kafenetë e zonës. Megjithatë, ai nuk ishte tip i shoqërueshëm.
/Ora News/