Deputetja bullgare takon Daden: Inkurajojmë miratimin e Reformës në Drejtësi

Kryetarja e Komisionit për Politikën e Jashtme, Arta Dade, ka zhvilluar një takim me homologen bullgare, Dzhema Grozdanova dhe delegacionin që e shoqëronte. Teksa e falendenderoi Grozdanovan për mbështetjen që i ka dhënë Shqipërisë në rrugën drejt integrimit në BE, Dade nënvizoi se po ndiqen me shqetësim zhvillimet në Maqedoni. “Duhet të vazhdojnë përpjekjet për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, pasi kjo do të ndikonte në konsolidimin e institucioneve demokratike”, - u shpreh Dade.Ndërsa Kryetarja e Komisionit për politikën e Jashtme të Parlamentit të Bullgarisë, Dzhema Grozdanova inkurajoi palën shqiptare në miratimin e reformës në drejtësi. Bullgaria, theksoi Grozdanova, do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë në procesin integrues në BE.Mes dy delegacioneve u diskutuan edhe cështje të tjera si kontributi I Shqipërisë në luftën ndaj terrozimit, kriza e refugjatëve si edhe marrëdhëniet ekonomike-tregtare Shqipëri- Bullgari. Dade shprehu mirënjohje edhe për kontributin e Bullgarisë për votën pro të anëtarësimit të Kosovës në UNESCO dhe siguroi mbështetje të plotë për integrimin e Kosovës në proceset Euro-Atlantike.