Rrjedhje gazi në një pikë karburanti në Lezhë
Rrjedhja e konsiderueshme e gazit në një pike karburanti "Kastrati" në Lezhë, në superstradën Lezhë-Shkodër vuri në alarm policinë dhe shërbimin zjarrfikës.Kanë qenë punëtorët e kompanisë që teksa bënin pastrimin e autogazit në depozitën e mbushur me 3 mijë litra gazi vunë re rrjedhjen dhe njoftuan policinë dhe zjarrfikësit.Pasi vunë situatën nën kontroll zjarrfikësit thanë se rrjedhja e gazit ishte pasojë e një gabimi njerëzor.Inspektorë te Inspektoriatit Shtetëror teknik dhe Industrial pasi janë njoftuar për ngjarjen inspektuan autogazin ku pati rrjedhje dhe panë nga afër kushtet teknike, për të cilat do të dalin më vonë me një raport përkatës. Ngjarja u regjistrua në lagjen “Caraj”, rreth orës 11:25 , në aksin rrugor Lezhë –Shkodër.Sqarimi i policisë së Lezhës:Më datë 10.05.2016 rreth orës 11:25 , në aksin rrugor Lezhë -Shkodër, në lagjen "Caraj" tek karburant "Kastrati", një bombol gazi karburanti, që shërben për furnizimin me gaz të makinave , ka filluar të nxjerrë gaz por pa marrë flakë. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat policore që kanë marrë masa për të larguar njerëzit dhe siguruar vendin deri në ardhjen e zjarrfikësve të cilët kanë bërë normalizimin e situatës. Ka vetëm dëme ekonomike (humbja e gazit). Situata momentalisht është nën kontroll, lëvizja në aksin rrugor është e lirë si dhe po kryhen hetimet për këtë rast.[caption id="attachment_743060" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Karburanti "Kastrat"i në Lezhë[/caption][caption id="attachment_743062" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Karburanti "Kastrati" në Lezhë[/caption][caption id="attachment_743065" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Karburanti "Kastrati" në Lezhë[/caption][caption id="attachment_743066" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Karburanti "Kastrati" në Lezhë[/caption]/Oranews.tv/