Sulm me thikë në Mynih, 1 i vrarë dhe 3 të plagosur, dyshohet se ka sfond islamik
Një person ka humbur jetën ndërkohë që tre të tjerë kanë mbetur të plagosur pas një sulmi të kryer në një stacion treni në Mynih nga një agresor, identiteti i të cilit nuk është bërë ende publik.Dëshmitarët thanë se përpara se të sulmonte, i dyshuari bërtiti fjalët 'Allahu Akbar', duke lënë hapsira dyshimi mbi mundësinë e një sulmi të ardhur nga motive të militantizmit islamik. I dyshuari u arrestua menjëherë nga oficerët e sigurisë ndërkohë që bëhet me dije se një tjetër person është shoqëruar në ambientet e policisë. Në bazë të burimeve paraprake, njoftohet se viktima dhe të plagosurit janë të gjithë burra.Gjermania po luan një rol kyc në luftën kundër Shtetit Islamik, por nuk ka pësuar një sulm madhor sikurse në Francë dhe Belgjikë. Autoritetet kanë paralajmëruar vazhdimisht se vendi mund të bjerë pre e një sulmi të mundshëm, teksa edhe masat e sigurisë janë rritur ndjeshëm.Më shumë se 800 qytetarë të rritur në Gjermani janë larguar drejt Lindjes së Mesme për t'u bashkuar me organizata terroriste në Siri dhe Irak. Gjithashtu, Gjermania ka qënë një vend tranzit për ekstremistët që kryen sulmet e Belgjikës dhe të Parisit. Këto faktorë i kanë rritur ndjeshëm dyshimet se edhe tragjedia e sotme mund të ketë prapavijë që ka të bëjë me organizatat terroriste.
