Kreditë dhe depozitat, Brumbulli: Problem për bankat ekzekutimi i kolateraleve
Shoqata e Bankave vlerëson se ulja e fundit e normës bazë të interesit për lekun nga Banka e Shqipërisë është një stimul për nxitjen e kreditimit, por nuk do të mjaftojë për të zgjidhur ngërcin me huatë. Kjo pasi parësore mbetet klima e biznesit, që ka aktualisht shumë probleme dhe aktiviteti i përgjithshëm ekonomik.Spiro Brumbulli, sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës së Bankave: Vetëm për shkak të ndryshimit të normës bazë nuk bëhet çudia. Nëse do të flasim për efekt të kreditimit nuk është vetëm norma bazë që pengon. Në kreditim ka arsye më madhore sesa thjesht ky ndryshimi i normës bazë. Kryesore është klima, mënyra si bëhet biznes, siguria që bankat kanë në dhënien e kredisë dhe sa rikthehen. PSH ne ekzekutimin e kolateralit banakt kanë vështirësi cka e rrit primin e rriskut të kredisë. Sado që të ulet norma bazë, kredia nuk do vijë ne zero sepse risku mbetet i lartëBankat vlerësojnë si shumë shqetësues procesin e ekzekutimit të kolateraleve në rastet kur klientët nuk kthejnë kreditë, gjë që ka ndikuar stepjen e tyre për të kredituar.Spiro Brumbulli, sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës së Bankave: Vështirësitë që dalin në këtë process të gjatë të lodhshmëm të vështirë deri në ekzekutim të kolaterialit është kosto, është kohë, krijon dhe perceptimin jo pozitiv në ambientin ku bëhet huadhënia.Përvec ndikimit te kreditë, Shoqata e Bankave vlerëson se ulja e radhës e kostos të lekut nga Banka e Shqipërisë do të ndikojë edhe te depozitat, me rënie të mëtejshme të interesit të tyre.Spiro Brumbulli, sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës së Bankave: Ulja e normës bazë bën edhe depozitat më jot ë pranueshme si element jo investimi.Njerëzit mund të kursejnë se i duhen në një periudhë të caktuar dhe të mbledhin paratë, por ai që i kursente deri tani se donte ti shtonte, të fitonte dhe të jetonte me një lloj interesi të fituar për shkak të normës së lartë tashmë ky avantazh nuk ekziston më.Që prej shtatorit 2011, Banka e Shqipërisë e ka ulur 16 herë normën bazë të interesit për lekun në përpjekje për të nxitur ekonominë. Qeveria parashikon këtë vit rritje ekonomike 3.4%, ndërsa Banka Qendrore është konservatore dhe i qëndron normës 3% të rritjes./Oranews.tv/