Skema e vrasjes makabre të shqiptarit në Greqi, autopsia: Si u krye krimi pa lënë gjurmë

Mediat greke kanë publikuar prova të reja rreth vrasjes së shqiptarit, i gjetur mëngjesin e ditës së djeshme.Sipas ekspertizës mjeko-ligjore të mjekut Theodore Vougiouklakis, vdekja ka ndodhur pasi është qëlluar me një armë gjuetie, duke u goditur me një plumb në qafë. Sipas autopsisë, plumbi ka depërtuar në pjesën e gjoksit.Pasi është bërë vrasja, shqiptarit i është prerë koka. Sipas medieve greke, me prerjen e kokës, autori synonte të zhdukte provat për aktin vrastar.Sipas ekspertit mjeko-ligjor, viktima nuk ka pësuar traumë dhe nuk ka rezistuar.Hetimet po vijojnë ende për zbulimin e autorëve, duke u orientuar rreth të kaluarës së viktimës. Sipas medieve greke, 26 vjeçari shqiptar ka kryer burg në Shqipëri për vepra të ndryshme.Autoritetet greke kanë kërkuar edhe ndihmën e policisë shqiptare për hetimet e mëtejshme. Shqiptari ka disa tatuazhe në trup, të cilat i referohen burgimit, interpretojnë mediat greke.Sipas këtyre medieve, krimi është kryer mbrëmje  e së dielës rreth orës 21:30 minuta.Ngjarja ndodhi në fshatin Gliki, në një stallë bagëtish, ku i riu kishte dy muaj që punonte si bari./Ora News/