"Korabi" denoncon dhe kërcënimin ndaj presidentit të klubit Meziu
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Maj 2016, 09:47
Sport klubi i futbollit "Korabi" denoncon dhe kërcënimin që i është bërë dhe presidentit të këtij klubi, Femi Meziu. Në faqen zyrtare në facebook të saj publikohet kjo bisedë.Po mbrëmë është dhunuar dhe gazetari sportiv i Telesportit, Eduard Ilnica. Për këtë të fundit policia ndaloi presidentin e sport klubit "Kastrioti" Alban Vogli.
Ngjarjet vijnë pasi të shtunën e kaluar gjatë ndeshjes Korabi- Kastrioti ka pasur dhunë në fushën e blertë./Oranews.tv/