Ndalohet presidenti i "Kastriotit", gazetari Ilnica u dhunua për shkak të një artikulli
Presidenti i ekipit të futbollit "Kastrioti" Alban Vogli është ndaluar nga policia pasi ka dhunuar duke goditur me sende të forta gazetarin sportiv i Telesportit, Eduard Ilnica.Sulmi u shënua mbrëmjen e 9 Majit 2016, në rrugën “Muhamet Gjollesha” në Tiranë.Policia thotë se dhuna ka ndodhur për shkak të një artikulli.Sot në mëngjes (10 maj) policia e Tiranës njoftoi ndalimin Presidentin e ekipit të "Kastriotit" mbrëmjen e djeshme."Grupi hetimor në vendin e ngjarjes ka bërë të mundur identifikimin dhe më pas kapjen e autorit të kësaj vepre penale, ku u ndalua shtetasi Alban Vogli, 29 vjeç, banues në Krujë, presidenti i ekpit të "Kastriotit" Ky shtetas ka tentuar të marrë me forcë në mjetin e tij tip “Volkswagen”, me targë AA229LB, shtetasin E. I., ku më pas e ka dhunuar duke e goditur me sende të forta, për arsye të një artikulli që shtetasi E. I. ka publikuar në një gazetë lokale", sqaron policia.Mendohet se Alban Vogli, presidenti i klubit që militon në Kategorinë e Parë, ka dashur "të hakmerret" ndaj gazetarit i cili denoncoi dhunën që vetë numri një i klubit të Kastriotit ushtroi në përfundim të ndeshjes Korabi.Gazetari Ilnica ka marrë plagë në kokë dhe ndodhet në Spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetënMaterialet proceduriale i'u kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tirnaë, për veprat penale " Plagosja e rëndë me dashje", " Heqja e paligjshme e lirisë" dhe " Goditjet për shkak të detyrës", parashikuar nga Nenet 88, 110, 237 të Kodit Penal.[caption id="attachment_742826" align="alignnone" width="720"]
Ne foto: Eduard Ilnica[/caption] Lexoni me shume: Deshmia e gazetarit Ilnica: Mes personave që rrahën ishte presidenti i Kastriotit, Alban VogliShikoni dhunën në ndeshjen Korabi- Kastrioti [caption id="attachment_742827" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Pantallonat ne gjak te gazetarit Ilnica[/caption][caption id="attachment_742829" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Eduard Ilnica[/caption]