Tabaku: Reforma zgjedhore bazë për funksionimin e demokracisë
Për PD, reforma zgjedhore është baza e funksionimit të demokracisë. Jorida Tabaku, në studion e lajmeve të Ora News qartësoi qëndrimin e selisë blu e cila në mbledhjen e grupit kuvendor e vendosi Reformën Zgjedhore në krye te listës se prioriteteveTabaku: PD ka votuar në parim reformën në drejtësi dhe ky është fakt pra nuk mund të flasim për kushte por pa reformën zgjedhore që garanton votën e lirë dhe të ndershme nuk mund të flasim për funksionim të demorkacisë.Tabaku konfirmoi qëndrimet e ndryshme brenda grupit të PD për mbledhjen e paralajmëruar me ambasadorët e SHBA dhe BE, për të cilën thotë se ende nuk ka një njoftim zyrtar kur do të ndodhëTabaku: Pati mendime të ndryshme për prezencën e ambasadorëve. Disa nga deputetet e kanë bërë qëndrimin public. Nuk ka një njoftim për mbledhjet me ambasadorët, por PD nuk ka kompleks nëse ambasadorët do të shkojnë të PS, LSI sipas rradhës së deputetëve në Kuvend, sigurisht që le të vijnë edhe në mbledhjen tonë të grupit të PD.Për reformën Zgjedhore, Tabaku tha se PD ka një platformë për zgjedhje të lira dhe të ndershme.Tabaku: Eliminimi i të gjitha hapësirave për blerjen e votës, pra votimi elektronik. Së dytëi regjistri i votuesve, së treti financimi i partive politike.Deputetja demokrate tha se reforma zgjedhore është e lidhur direkt me bazat e demokracisë ndaj edhe merr rëndësi të vecantë për vendin tonë./Oranews.tv/