Psikologia e Harvardit: Ja ç'duhet të bëni direkt pas zgjimit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Maj 2016, 08:23
Ju mungon besimi dhe nuk ndiheni të sigurt në vetvete? Një psikologe nga Harvardi, Amy Cuddy ka një këshillë për të gjithë ju. Ajo i kushton rëndësi gjuhës së trupit për të patur besim dhe sukses në vendin e punës qoftë edhe në shkollë. Këshilla e saj është që ju të merrni “poza të fuqishme”. Por çfarë është një pozë e tillë. Sigurisht që ka të bëjë me mënyrën e qëndrimit të një personi. Qëndrimi në këmbë me duart në hijet tuaja e bën dukjen të fuqishme, në krahasim me qëndrimin ulur dhe me kurrizin e varur. Ky qëndrim "i fuqishëm" do të ndryshojë nivelin e hormoneve në tru pas vetëm dy minutave dhe do t’ju bëjë të ndiheni më të sigurt, më të fuqishëm dhe më pak të stresuar./Marre nga Shekulli/