Dhunohet gazetari sportiv, Eduard Ilnica
Gazetari sportive, Eduard Ilnica është dhunuar nga persona ende të paidentifikuar. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, 9 maj në qendër të Tiranës. Nuk ka asnjë informacion nga ana e policisë, por denoncimi është bërë në FB nga një një tjetër gazetar, Ilir Kadia.“Masakrohet në mes të Tiranës gazetari i Telesport Eduard Ilnica. Në gjëndje të rëndë në spitalin e Traumës. Ngjarja gjysëm ore me parë. Mediat e kanë kolegun ketu të larë në gjak...”, shkruan kadia në FB.Nuk dihet se kush është shkaku i dhunës, por as autorët.
Lexoni më shumë: Ndalohet presidenti i “Korabit”, gazetari Ilnica u dhunua për shkak të një artikulliShikoni dhunën në ndeshjen Korabi- KastriotiDeshmia e gazetarit Ilnica: Mes personave që rrahën ishte presidenti i Kastriotit, Alban Vogli